Flash

Basha: Sfida më e madhe e qeverisë së ardhshme punësimi i rinisë

Lapsi.al 28 December 2020
Basha: Sfida më e madhe e qeverisë së ardhshme punësimi i

Lulzim Basha tha gjatë takimit me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës se sfida më e madhe e qeverisë së ardhshme do të jetë kthimi i potencialit të rinisë në një mundësi punësimi dhe zhvillimi për vendin.

Basha theksoi se kjo do të frenojë ikjen e rinisë nga vendi, ndërsa shtoi se për ta bërë të mundur një gjë të tillë duhet të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që këtë kapacitet të jashtëzakonshëm ta përthithim, ta bëjmë pjesë të planit të zhvillimit të vendit, në mënyrë që mos të na largohet drejt vendeve të tjera. Është detyra e qeverisë ta ndalë këtë katastrofë kombëtare të largimit dhe ky është prioriteti kryesor që ne kemi. Gjithë këtë potencial të madh të rinisë shqiptare ta vendosim në funksion të objektivit tonë kryesor që është zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Vetëm përmes kësaj mund të sjellim një kosto jete të përballueshme. Vetëm përmes kësaj mund të përmirësojmë cilësinë e jetës të gjithë familjeve shqiptare. Vetëm përmes kësaj mund të ndalojmë emigracionin e të rinjve. Vetëm përmes kësaj mund të bëjmë të mundur që investitorët e huaj ta shohin Shqipërinë për atë që është në të vërtetë, një potencial i jashtëzakonshëm që po pret të zhvillohet. Por, ka një pengesë të madhe për zhvillimin dhe pengesa është pikërisht një qeveri që për 8 vite me radhë ka premtuar dhe s’ka mbajtur asnjë premtim. Ka dështuar të çojë përpara qoftë edhe një fushë të vetme të ekonomisë apo të zhvillimit”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit Bujqësor. Basha shtoi se që të bëhet e mundur kjo duhet që të gjithë së bashku, rinia dhe të gjithë shqiptarët, të korrigjojnë gabimin e vitit 2013. Për Bashën mosndryshimi që kërkojnë shqiptarët do të ishte me pasoja fatale për vendin. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI