Flash

322 kilogramë hashash nga Shqipëria/ Arrestohet në Korfuz 60-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 28 December 2020
322 kilogramë hashash nga Shqipëria/ Arrestohet në Korfuz

Policia greke ka arrestuar në ishullin e Korfuzit, një 60-vjeçar shqiptar, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas policisë së ishullit, 60-vjeçari u ndalua pasi në bregun e detit gjatë shkarkimit të ngarkesës, iu gjet një sasi prej 322 kg kanabis sativa. Lënda narkotike ishte ngarkuar në brigjet shqiptare të Ksamilit ose Butrintit e më pas pritej të transportohej në Athinë.

Ngjarja ndodhi mesnatën e së dielës dhe mediat greke shkruajnë se nuk dihet ende identiteti i zotëruesit të saj. Policia vijon hetimet për 60-vjeçarin, nëse ai i përket një grupi të strukturuar kriminal, pasi një sasi e tillë droge, duket të jetë e pamundur që të posedohet dhe të trafikohet nga një person i vetëm.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbetet gjatë paradites me vranësira dhe reshje shiu e dëbore, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat veriore. Mesdita sjellë ...

07:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI