Një shpërthim me tritol ka ndodhur në makinën e një personi në Shkodër.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Ky shpërthim ka ndodhur në lagjen “Rus” të qytetit verior. Fatmirësisht, nuk ka person të lënduar nga shpërthimi. Automjeti ishte parkuar, kur edhe ndodhi shpërthimi. Mjeti, i vendosur në shënjestër është X5.
"Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje", njofton policia.