Flash

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës: Kemi aplikuar te COVAX për vaksinën

Lapsi.al 26 December 2020
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës: Kemi aplikuar te COVAX

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, tha se Kosova, më 7 dhjetor, ka aplikuar zyrtarisht në programin COVAX, për sigurimin e vaksinës kundër sëmundjes COVID-19. Në një konferencë për media në Prishtinë, Zemaj tha se dozat fillimisht do të jenë të mjaftueshme për 20 për qind të popullsisë.

COVAX është program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit edhe në vende më të varfra. Zemaj tha se kanë filluar kontaktet dhe negociatat edhe me kompani të tjera, por nuk e saktësoi se cilat janë ato. “Duke ruajtur konfidencialitetin e kërkuar, nuk kemi mundur që në ketë fazë t’i paraqesim format ekzakte të negocimit dhe rrugëve të sigurimit të kësaj vaksine“, tha Zemaj.

Një ditë më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e cila para disa ditësh ka arritur në Serbi. Të shtunën, Qeveria në detyrë e Kosovës tha se nuk ka asnjë të dhënë nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, se në Kosovë kanë hyrë vaksina kundër sëmundjes COVID-19. Zemaj foli edhe për punën gjashtëmuajshe të Qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti në menaxhim të pandemisë.

Ai tha se nga pjesa e alokuar buxhetore, që ishte rreth 56 milionë euro, janë shpenzuar mbi 45 milionë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI