Flash

SHBA shqetësohet prej marrëveshjeve të mundshme mes Kinës dhe BE-së

Lapsi.al 26 December 2020
SHBA shqetësohet prej marrëveshjeve të mundshme mes Kinës

Marrëveshja e Bashkimit Evropian me Britaninë mbi marrëdhëniet e tyre pas ndarjes u prit me bujë kudo. Por një tjetër përpjekje e bllokut, për një marrëveshje gjithpërfshirëse investimesh me Kinën, po sjell kokëçarje të reja për udhëheqësit evropianë.

Negociatat mes Bashkimit Evropian dhe Kinës po ndiqen nga afër në Uashington, si edhe në vende të tjera.

BE dhe Kina janë në vitin e shtatë të bisedimeve që synojnë një traktat gjithpërfshirës investimesh. Javën e kaluar u njoftua se blloku prej 27 anëtarësh, aktualisht i udhëhequr nga Gjermania, kishte hyrë në fazën përfundimtare të negociatave me Pekinin, me synimin për ta realizuar paktin deri në fund të këtij viti.

Jake Sullivan, i emëruari i Presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden si këshilltar i sigurisë kombëtare, tha në Twitter se “Administrata Biden-Harris do të mirëpresë konsultimet e hershme me partnerët evropianë lidhur me shqetësimet e përbashkëta për praktikat ekonomike të Kinës.”

Komentet e tij shihen nga analistët si një sinjal irritimi brenda administratës së ardhshme se udhëheqësit e BE-së nuk po tregojnë një synim serioz për të punuar me Shtetet e Bashkuara. Një mesazh me rëndësi i ekipit të presidentit të zgjedhur Biden ka qënë angazhimi për të ndryshuar doktrinën e Presidentit Trump “Amerika e Para” dhe për të punuar më nga afër me aleatët për t’u përballur me sfidat e përbashkëta.

“Çdo marrëveshje BE-Kinë do të ishte një shuplakë për ekipin Biden, po të kihen parasysh komentet e zotit Sullivan,” tha për Zërin e Amerikës analisti Stephen F. Szabo në Institutin Amerikan për Studime Bashkëkohore Gjermane.

“BE-ja qënë kritike ndaj qasjes së zotit Trump për luftërat tregtare me Kinën dhe me BE-në njëkohësisht. Ajo ka argumentuar se Amerika ka nevojë për Bashkimin Evropian për të patur një qasje të përbashkët perëndimore, diçka që është thelbësore për një politikë të sukseshme. Nëse Kina krijon të çara mes Perëndimit, atëherë ajo mund të ndjekë një stategji përça e sundo,” tha zoti Szabo./VOA

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI