Flash

Vrasja e çiftit shqiptar në Itali, arrestohet vajza nga Durrësi

Lapsi.al 22 December 2020
Vrasja e çiftit shqiptar në Itali, arrestohet vajza nga Durrësi

Mediat italiane kanë publikuar pamje të momentit të arrestimit të shqiptares Elona Kalesha 36 vjeçe në Firenze ku jetonte prej shumë vitesh. Ajo akuzohet për vrasjen e fshehjen e trupave të çiftit shqiptar, Pasho.

Në kohën e ngjarjes, ajo ka qënë e dashura e Taulant Pashos, djalit të Shpëtim e Teuta Pasho të cilët u zhdukën në të nëjtën ditë kur ai doli nga burgu më 2 nëntor 2015.

Sipas mediave italiane Elona Kalesha me origjinë nga Durrësi ka precedentë penal me drejtësinë italiane për vjedhje e mashtrim. Ende nuk dihen motivet e këtij krimi makabër e ku kanë përfunduar shuma e madhe e parave që çifti Pasho kishte marrë me vete në Itali para se të zhdukej.

 

Sipas rrëfimit të vajzës së tyre Viktoria Pasho, babai Shëptim Pasho për shkak të një aksidentit kishte marrë një rimbursim prej 85 mijë euro nga kompania e sigurimeve.

Rreth 45 mijë euro çiftti Pasho i kishte marrë me vete gjatë qëndrimit të tyre në Itali, 5 mijë euro ia kishin dhuruar Viktorias për blerjen e një automjeti e që nga zhdukja e tyre nuk dihet se ku kanë përfunduar 40 mijë eurot e tjera.

Një tjetër pistë hetime ku është orientuar puna e prokurorëve italianë nën drejtimin e prokurores Ornela Galleoti, është figura e Taulant Pashos, djalit të çiftit Pasho, i cili ka ende hesape të hapura me drejtësinë italiane e 3 vite e 11 muaj burg për të kryer pas arratisjes së tij nga regjimi i arrestit shtëpiak i akuzuar vite më parë për trafik lëndësh narkotike.

Të këshilluara

“Thikën fyt!”, kërcënohet Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se do të raportojë në polici të gjitha mesazhet kërcë...

18:31

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI