Flash

Vakancat në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos

Lapsi.al 22 December 2020
Vakancat në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Aleksandër Tomës

Në mbledhjen e sotme KED vendosi përfundimin e procedurës së vlerësimit , për shkak të tërheqjes nga kandidimin të Altin Binaj, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë, ditën e mërkurë, datë 23.12.2020, me miratimin e raportit përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Sakaq ka përfunduar pikëzimi dhe vlerësimi për Aleksandër Tomën dhe Përparim Kalon.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 22.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:

Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.

Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:

-Altin Binaj

-Aleksandër Toma

-Përparim Kalo

Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si më poshtë:

-Aleksandër Toma

-Përparim Kalo

4.Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vendosi:

Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpalli fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.

Lidhur me procedurën e ndjekur për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi:

Përfundimin e procedurës së, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, Z. Altin Binaj, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020 .

Kandidatët e tjerë për këtë vend vakant, Z. Aleksandër Toma dhe Z. Përparim Kalo janë paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e tyre në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese. Pas përfundimit të intervistimit të kandidatëve, KED vazhdoi me pikëzimin dhe renditjen e tyre.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë, ditën e mërkurë, datë 23.12.2020, me miratimin e raportit përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI