Flash

“Pistoleta e pengonte, e la në karrige”/ Si u vra aksidentalisht në bilardo nga djali, efektivi i FNSH

Lapsi.al 22 December 2020
“Pistoleta e pengonte, e la në karrige”/ Si u vra

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin të dielën që lamë pas, ku efektivi i FNSH-së, Roland Bicerri, mbeti i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 4-vjeçar, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.

Por çfarë ndodhi ditën e tragjedisë?

Top Channel raporton se Roland Bicerri së bashku me djalin e tij të mitur D. Bicerri kishin takuar në kafe shokun e tij Klajdi.B, i cili ishte ulur së bashku me babanë dhe vëllanë e tij. Pasi kanë konsumuar kafen, Klajdi.B ka dashur të largohet, por Roland Bicerri ka këmbëngulur që të luajnë bilardo së bashku. Ata kanë shkuar tek bilardo dhe Roland Bicerri ka nisur lojën e bilardos me shokun e Klajdi.B, Freard.R.

Sipas dokumentit të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, pasi kanë bërë disa lojë, diku nga loja e katërt ka ndodhur edhe tragjedia. Rolandi më parë kishte hequr armën e tij dhe e kishte lënë në një karrige pranë bilardos, pasi e pengonte në lojë. Klajdi.B tregon se ishte ngritur në momentin që ndodhi ngjarja dhe po shikonte lojën. Në një moment Roland Bicerri ka parë djalin e tij 4-vjeç që kishte kapur armën dhe ia kishte drejtuar. Ai është kthyer menjëherë, por sapo ka tentuar që të flasë, fëmija ka shkrepur armën duke e qëlluar në brinjë. Më pas ai ka rënë në gjunjë.

Shoku i viktimës, Klajdi.B ka nxituar për t’i marrë armën fëmijës dhe pasi i ka hequr karikatorin, e ka lënë atë po në karrigen ku fillimisht ishte lënë nga efektivi i FNSH, Roland Bicerri. Sipas dëshmive, djali i mitur ishte shokuar dhe gjatë gjithë kohës mbante veshët e zënë me gishtat e dorës. Fëmija është nxjerrë jashtë nga personat e pranishëm në vendngjarje.

Ndërkohë sipas grupit hetimor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën “Shyqyri Brari”, ku Roland Bicerri është vrarë me pistoletë Glock nga djali i tij. Sipas tyre në pistoletë janë gjetur edhe 6 fishekë, ndërsa në poshtë një tavoline është gjetur edhe predha e plumbit që i mori jetën efektivit të FNSH. Viktima, plumbin që i kushtoi jetën e ka marrë në hapësirën 7-8 tek ndërbrinjët në anën e majtë.

Të këshilluara

“Thikën fyt!”, kërcënohet Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se do të raportojë në polici të gjitha mesazhet kërcë...

18:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI