Flash

Çuçi: Policia shqiptare e depolitizuar, lë pas vende Anglia, Franca, Holanda dhe Spanja

Lapsi.al 22 December 2020
Çuçi: Policia shqiptare e depolitizuar, lë pas vende Anglia,

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi prezantoi anketimin e qeverisë suedeze mbi perceptimin për Policinë e Shtetit, që është bërë para se polici Nevaldo Hajdëraj të vriste Klodian Rashën. Në fjalën e tij Çuçi, e ka cilësuar vrasjen e Klodian Rashës si një rast krejt të veçuar që s’ka lidhje me trajektoren e punës së policisë.

Ai tha se Policia e Shtetit ka lënë mbrapa edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, apo Franca, duke e nënkuptuar s'është shumë më pak e politizuar se strukturat e këtyre vendeve. Ministri i Brendshëm Bledi Çuci u shpreh se siguria e qytetarëve është rritur, krahasuar me atë të vitit 2013, teksa theksoi se sot, njerëzit nuk kanë frikë të ecin vetëm në rrugë, edhe kur është errësuar. Sipas ministrit, në vitin 2013, para se Partia Socialiste të merrte pushtetin, 74% e qytetarëve mendonin se policia do të pranonte ryshfet, ndërsa sot e mendojnë vetëm 54% një gjë të tillë.

“Komunikimin e parë si ministër i Brendshëm me publikun ta bëj e ta paraqisja personalisht këtë barometër, rezultate të sondazhit për arsye se si gjithë shqiptaret, unë në këtë pozicion dhe si anëtar i qeverisë ndihem shumë mirë që perceptimi për punën e bërë nga policia që prej 2013 e deri më sot është jashtëzakonisht pozitiv. Do e shohim bashkarisht kur të kalojmë rezultatet kryesore të sondazhit por ndihem mirë për këtë komunikim të policisë me publikun e ndryshim rrënjësor të perceptimit të punës. Sondazhi vjen në një moment specifik se javën e fundit kemi përjetuar një situatë jo të zakonshme nga një rast krejt i veçuar që s’ka lidhje me trajektoren e punës së policisë por nxori në sipërfaqe atë kategori njerëzish apo personazhesh publikë që s’lënë rast pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe qeverisë. Rezultatet e sondazhit kanë dalë përpara ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë. Falenderoj paraardhësit e mi që prej vitit 2013 e këto rezultate i dedikohet dhe punës së tyre të palodhur që kanë bërë këto vite për të ndryshuar perceptimin e publikut për policinë. Policia e shtetit është sot shumë më tepër apolitike, jo e varur, shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën, e shef me shumë më tepër respekt punën e policisë, që prej 2013,”-tha Bledi Çuçi.

Të këshilluara

“Thikën fyt!”, kërcënohet Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se do të raportojë në polici të gjitha mesazhet kërcë...

18:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI