Flash

Historitë e personazheve të njohur rreth marrëdhënieve intime

Lapsi.al 21 December 2020
Historitë e personazheve të njohur rreth marrëdhënieve

Disa personazhe publikë nuk e kanë aspak problem të flasin në emisione e intervista rreth seksit dhe disa prej rrëfimeve të tyre jua sjellim më poshtë duke nisur nga Kris Jenner tek Heidi Klum.

Kris Jenner ka rrëfyer se ajo është gjithmonë e gatshme për të kryer marrëdhënie me partnerin e saj, Corey Gamble. “Seksi në moshën time është diçka e bukur dhe vajzat e mia nuk e kuptojnë që unë jam me fat që ende kam ato ndjesi dhe duhet të përfitoj nga kjo”-është shprehur Kris. Carmen Electra ka treguar se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Dennis Rodman kryenin marrëdhënie kudo. “Në dhomën e terapisë fizike, në dhomën e stërvitjes. Madje dhe në gjyq”-ka thënë modelja.

 Justin Bieber ka rrëfyer se ai dhe bashkëshortja, Hailey Bieber kryejnë marrëdhënie seksuale gjithë ditën. “Jemi pak të çmendur. Këtë bëjmë gjithë ditën. Na pëlqen të shohim filma, të qetësohemi dhe të bëjmë më shumë sesa kaq”-është shprehur këngëtari. Asap Rocky ka treguar se ka qenë gjithmonë i fiksuar pas seksit. “Njerëzit nuk e pranojnë, por unë nuk kam turp. E them hapur që jam i fiksuar pas seksit dhe nuk kam pse të mos e them”-ka thënë reperi. Nikki Bella në një intervistë pranoi se ajo gjithmonë ka përjetuar orgazmë kur kryen marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, Artem Chigvintsev. Cara Delevigne është shprehur: “Mua si person më pëlqen më shumë të jap dashuri sesa të marr. E kam shumë të vështirë të marr kënaqësi kështu që më mirë jap”.E pyetur për sekretin e rinisë së saj, Cameron Diaz është përgjigjur: “Ushtrimet fizike, dieta, ujë, të qeshura dhe shumë seks. Po, shumë seks, na duhet sepse është i shëndetshëm dhe natyral”.

Heidi Klum ka treguar se i pëlqen të jetë pak e çmendur në shtrat. “Disa njerëz janë më eksperimentalë dhe është mirë t’i bësh gjërat jashtë normës ndonjëherë”është shprehur modelja.

Të këshilluara

Romanca e re e Katie Holmes

Ditëlindja e 42-të, e gjeti Katie Holmes në krahët e të dashurit të ri, që quhet Emilio Vitolo Jr. Prej muajsh përflitet se Katie është në një marrëdhënie të...

17:11

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI