Flash

Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli rikthehen sërish pranë njëri-tjetrit

Lapsi.al 21 December 2020
Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli rikthehen sërish pranë

Këngëtari i famshëm italian, Eros Ramazzotti dhe partnerja e tij Marica Pellegrinelli, i kishin dhënë prej disa kohësh fund marrëdhënies së tyre. Ramazzotti dhe Pellegrinelli u martuan në 2014-ën dhe kanë jetuar së bashku për gati 10 vjet. Ata janë prindër të një vajze dhe një djali, mirëpo duket se gjërat s’po shkonin aq mirë mes tyre. Pas ndarjes, mediat italiane raportuan për romanca të reja për secilin prej tyre, por duket se asgjë s’ka qenë serioze. Eros dhe Marica janë rikthyer sërish bashkë! 57-vjeçari dhe modelja 25 vite më e re duket se kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët. Mësohet se ata po jetojnë në të njëjtën shtëpi, mirëpo dyshja ende nuk ka konfirmuar ende asnjë lajm ribashkimi. Ramazzotti ka edhe një vajzë nga martesa e parë me modelen e njohur Mishel Hunziger.

Të këshilluara

Ariana Grande fejohet me të dashurin

Këngëtarja Ariana Grande së fundmi ka zbuluar për fansat se është fejuar me të dashurin e saj Dalton Gomez. Përmes rrjetit social 'Instagram', Ariana postoi ...

13:31

Ed Sheeran rikthehet në muzikë (Foto)

Ed Sheeran ka lënë të kuptohet se do të kthehet në muzikë ‘shumë shpejt’ pas një pauze afro dy vjeçare. Muzikanti, 29 vjeçar – i cili u bë baba për herë të p...

11:53

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI