Flash

Pas kërcënimit nga Tom Cruise, stafi i Mission Impossible largohet nga puna

Lapsi.al 21 December 2020
Pas kërcënimit nga Tom Cruise, stafi i Mission Impossible largohet nga

Aktori i famshëm Tom Cruise po xhiron filmin e tij të fundit “Mission Impossible 7”, xhirimet e të cilit janë penguar disa herë për shkak të pandemisë Covid-19.

Së fundmi, stafi i tij ka thyer protokollin e Covid-it, gjë e cila e ka zemëruar keq aktorin.

Cruise nuk ka aspak dëshirë që xhirimet e filmit të vazhdojnë të shtyhen dhe kërkon ta përfundojë sa më parë projektin që ka nisur,

Ndaj, ai ka “kërcënuar” stafin, duke i thënë se nëse kjo gjë përsëritet, ata do të përjashtohen të gjithë nga puna.

“Po krijojmë mijëra vende pune. Nuk dua ta shoh më këtë sjellje! Kurrë! Dhe nëse e përsërisni, jeni të pushuar!”, citohet t’u ketë thënë Cruise pjesëtarëve të stafit sipas “The Sun”.

Mirëpo pas këtij kërcënimi, një pjesë e stafit është larguar me vullnet të plotë nga puna.

Një burim për “The Sun” ka treguar se pesë anëtarë të stafit “Mission Impossible” kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa situata ndihet tepër e tensionuar.

“Që kur u bë publik lajmi se Tom Cruise i ka bërtitur stafit, shumë prej tyre janë larguar. Tom është i nxehur për faktin se stafi nuk po e merr seriozisht punën”, shprehet burimi.

“Mission Impossible 7” po xhirohet këto ditë në Londër, ndërsa më herët ishin në Venecia.

Në Itali, në muajin shkurt, xhirimet u ndalën për shkak të përhapjes së koronavirusit atje. Puna rifilloi në shtator me trupën që është spostuar nga Italia, në Norvegji, e tashmë në Britani. Në tetor, xhirimet u ndalën sërish pasi 12 pjesëtarë të stafit dolën pozitiv në testin e koronavirusit.

Të këshilluara

Ariana Grande fejohet me të dashurin

Këngëtarja Ariana Grande së fundmi ka zbuluar për fansat se është fejuar me të dashurin e saj Dalton Gomez. Përmes rrjetit social 'Instagram', Ariana postoi ...

13:31

Ed Sheeran rikthehet në muzikë (Foto)

Ed Sheeran ka lënë të kuptohet se do të kthehet në muzikë ‘shumë shpejt’ pas një pauze afro dy vjeçare. Muzikanti, 29 vjeçar – i cili u bë baba për herë të p...

11:53

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI