Flash

Zbulohet letra që la pas Diego Armando Maradona

Lapsi.al 21 December 2020
Zbulohet letra që la pas Diego Armando Maradona

Një lajm i rëndë tronditi botën e sportit, por jo vetëm më 25 nëntor, kur legjenda e futbollit Diego Armando Maradona ndërroi jetë pas një arresti kardiak. Që nga ajo ditë, pikëllimi ka pushtuar ndjekësit e futbollit nga e gjithë bota. Disa ditë para se të ndërronte jetë ai kishte kryer një operacion të ndërlikuar, pas një goditje të rëndë në tru dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, aq sa mjekët kishin dhënë lejen për të vazhduar kurën në një shtëpi pranë dy vajzave të tij. Por jo gjithçka shkoi mirë dhe legjenda e futbollit botëror pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij, në San Andres, në qytetin e Tigre. Maradona ka lënë gjurmë të pazëvendësueshme te skuadra e Napolit, tifozët e së cilës jetojnë me futbollin dhe për ta Maradona është thjesht “Zoti”. Napoli ka njoftuar se stadiumi “San Paolo” do t’i ndryshohet emri në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Së fundmi, avokati i tij Matias Morla ka zbuluar një letër të shkruar prej tij më 13 tetor. Një pjesë e letrës është bërë publike nga The Sun, e cila shkruan se dëshira e tij ishte që të kishte një homazh të ngjashëm me udhëheqësin rus Vladimir Lenin, i cili është balsamosur.

Kështu, nisur nga kjo dëshirë trupi i ish-futbollistit mund të nxirret dhe të balsamoset.

“Pas një analize të thellë dua të shpreh dëshirën time që pas vdekjes time trupi im të balsamoset dhe të ekspozohet në një muze, i rrethuar nga trofetë e mi, objekte personale dhe kujtime të dashura që njerëzit të me vizitojnë,” ka shkruar ai.

Maradona u lind në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shohin si ‘Zot’.

Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors. Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën që e drejtoi edhe si trajner.

Së fundmi ai ishte trajner i Gimnasia de la Plata, ekipi i fundit me të cilin do të kishte të bënte. ”Djaloshi i artë” nuk do të jetë më mes futbolldashësve duke lënë një thesar të paçmuar në fushë dhe përtej. Shumë e konsiderojnë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, teksa vetë ai si pasardhës të tij e konsideronte Lionel Messi-n.

Të këshilluara

Ariana Grande fejohet me të dashurin

Këngëtarja Ariana Grande së fundmi ka zbuluar për fansat se është fejuar me të dashurin e saj Dalton Gomez. Përmes rrjetit social 'Instagram', Ariana postoi ...

13:31

Ed Sheeran rikthehet në muzikë (Foto)

Ed Sheeran ka lënë të kuptohet se do të kthehet në muzikë ‘shumë shpejt’ pas një pauze afro dy vjeçare. Muzikanti, 29 vjeçar – i cili u bë baba për herë të p...

11:53

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI