Flash

Cameron Diaz nënë në moshën 47-vjeçare, u jep shpresë grave që hoqën dorë nga përpjekjet për të pasur një fëmijë

Lapsi.al 21 December 2020
Cameron Diaz nënë në moshën 47-vjeçare, u jep

Studimet thonë se lumturia është më e madhe tek gratë që bëhen nëna në moshë të madhe, ndërsa tek nënat e reja efekti është më jetëshkurtër. Të bërit nënë në moshë të madhe ka disa përfitime mbresëlënëse dhe Cameron Diaz është një shembull ideal. Historia e saj mund të ndryshojë mendjen e njerëzve që kishin dyshime për të mbetur shtatzënë pas të 40-ave.

Aktorja e famshme Cameron Diaz ka ndarë me të gjithë historinë e saj duke zbuluar edhe më shumë detaje. Në dhjetor të 2019-ës, Cameron Diaz dhe bashkëshorti, Benji Madden, u bënë prindër për herë të parë në jetën e tyre, pas një udhëtimi të gjatë drejt mëmësisë. Ky lajm shpërtheu në internet dhe u bë një temë e popullarizuar për bisedat e mëmësisë në moshë të vonë.

Diaz u dha shpresë grave që hoqën dorë nga përpjekjet për të pasur një fëmijë.

Miqtë e çiftit zbuluan se ata janë përpjekur për vite me radhë dhe më në fund sollën në jetë një vajzë me emrin Raddix.

Në një intervistë me Jimmy Fallon, Diaz rrëfeu se kalimi i kohës me vajzën e saj ishte një formë e vërtetë e parajsës.

Diaz ironizon veten dhe thotë se telefoni i saj nuk është më plot me fotografi të qenve të saj dhe këlyshëve të tyre. Diaz tani është një mami krenare që i pëlqen të shohë vajzën, duke parë babanë e saj me dashuri të pakufishme.

“Të kesh një familje kur je i ri, është si çdo gjë kur je i ri, ti mundesh! Kur të jeni në moshën time dhe vendosni ta bëni, është një zgjedhja e duhur. Por me të vërtetë duhet të punoni shumë për të"- shprehet aktorja.

"A jam penduar? Jo... por nëse do të më kishit informuar vite më parë se do të isha nënë e dy fëmijëve të vegjël ndërsa dilja drejt të 50-ve, do të isha befasuar. Cila është lirikA e famshme e John Lennon? Jeta është ajo që ju ndodh ndërsa jeni të zënë duke bërë plane të tjera."

Një studim i vitit 2018, nga Zyra e Statistikave Kombëtare zbuloi se ndërsa ka pasur një rënie të niveleve të shtatëzënisë në grupmoshat më të reja, ka pasur një rritje midis moshave mbi 40 vjeç.

"Këshilla ime, për çdo grua tjetër që e konsideron këtë, është që të filloni të provoni më herët nëse keni mundësi. Kjo nuk ka të bëjë me të qënit një mama e re, por më shumë ka të bëjë me humbjen e amësisë plotësisht."

Të këshilluara

Katie Holmes zyrtarizon lidhjen

Katie Holmes festoi 42-vjetorin më 18 dhjetor dhe i dashuri i saj, Emilio Vitolo Jr., shfrytëzoi rastin për t’i shprehur dashurinë publikisht! Katie dhe Emilio ...

17:55

Romanca e re e Katie Holmes

Ditëlindja e 42-të, e gjeti Katie Holmes në krahët e të dashurit të ri, që quhet Emilio Vitolo Jr. Prej muajsh përflitet se Katie është në një marrëdhënie të...

17:11

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI