Flash

Afganistan/ I vendoset bomba një makine, mbeten të vrarë 8 persona

Lapsi.al 20 December 2020
Afganistan/ I vendoset bomba një makine, mbeten të vrarë 8

Ministria e Brendshme e Afganistanit thotë se një makinë-bombë ka vrarë paktën tetë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në Kabul. Shpërthimi që ndodhi më 20 dhjetor kishte për cak një konvoj ku udhëtonte Khan Mohammad Wardak, pjesëtar i parlamentit, i cili u plagos në këtë sulm.

“Terroristët kanë kryer një sulm terrorist në qytetin e Kabulit. Fatkeqësisht, tetë qytetarë tanë janë vrarë dhe mbi 15 të tjerë janë plagosur”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian. Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin edhe pse zyrtarët kanë fajësuar talibanët. Në muajt e fundit, dhuna në Afganistan është rritur edhe pse talibanët dhe negociatorët e Qeverisë afgane po tentojnë që të arrijnë një marrëveshje të paqes, e cila ka për qëllim t’i japë fund luftës.

Vazhdimisht ka pasur përleshje të armatosura në pjesë të ndryshme të vendit si dhe sulme me bomba dhe raketa në Kabul. Më 15 dhjetor, një bombë shpërtheu dhe pati sulm me armë zjarri në Kabul, ku u vranë tre persona, përfshirë edhe një zëvendësguvernator provincial.

Të këshilluara

Biden vaksinohet të hënën kundër COVID-19

Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden do të bëjë vaksinën anti-COVID këtë të hënë (21.12.2020) Jen Psaki, e zgjedhur nga Biden si zëdhënëse i Shtypit e Sht...

18:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI