Flash

Bullgaria dëbon diplomatin rus të përfshirë në spiunazh

Lapsi.al 18 December 2020
Bullgaria dëbon diplomatin rus të përfshirë në spiunazh

Bullgaria i dha një diplomati rus 72 orë afat për t’u larguar nga vendi pas deklarimeve të prokurorëve se ai ishte përfshirë në spiunazh që nga viti 2017, tha të premten ministria e jashtme bullgare.

Diplomati rus është i gjashti që dëbohet nën dyshime për spiunazh nga Bullgaria, anëtare e NATO-s që nga tetori 2019.

“Diplomati rus u shpall persona non grata dhe iu dha 72 orë kohë për t’u larguar”, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme.

Ambasada e Rusisë në Sofje tha se dëbimi ishte i pabazuar dhe se Moska rezervon të drejtën për t’u kundërpërgjigjur.

Në një deklaratë, prokurorët thanë se diplomati rus ishte përpjekur të shtinte në dorë informacione të ndjeshme ushtarake, përfshirë ato për numrin e trupave amerikane të stacionuara në Bullgari gjatë stërvitjeve ushtarake.

Prokurorët thanë se kishin prova se diplomati kishte qenë në kontakt me një shtetas bullgar që kishte qasje në informacione të klasifikuara, të cilit i ishin ofruar para.

Në kohën e komunizmit, Bullgaria ishte aleati më i afërt i Moskës në Evropën Lindore.

Pavarësisht tensioneve të herëpashershme në marrëdhëniet e tyre, Rusia mbetet furnizuesi më i madh me energji i Bullgarisë ndërkohë që dy vendet mbajnë lidhje të ngushta kulturore dhe në fusha të tjera./rel

Të këshilluara

Një vit i ri pa fishekzjarre në Gjermani

Gjermanët, të njohur për festën e fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve, për herë të parë do ta festojnë Vitin e Ri shumë më qetësisht, falë një ndalimi...

15:28

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI