Flash

Erdogan: Turqia dëshiron të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me BE

Lapsi.al 20 December 2020
Erdogan: Turqia dëshiron të hapë një faqe të re në

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh qartë në një videokonferencë të zhvilluar të premten me kancelaren gjermane, Angela Merkel, se Turqia dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me BE, kanë bërë të agjencitë e lajmeve.

“Turqia dëshiron të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me BE”, citon agjencia gjerman e lajmeve dpa, një njoftim të direktoratit turk të komunikimit. Përtej kësaj, Erdogan falënderoi Merkelin për përpjekjet e saj për marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE dhe lëvdoi zhvillimet pozitive në samitin e fundit të BE.

Dalje nga “rrethi vicioz”

Erdogan shprehu shpresën edhe në një telefonatë me kreun e Këshillit të BE, Charles Michel të martën, se BE do të marrë një qëndrim konstruktiv kundrejt vendit të tij dhe shpreson për bisedime të reja me BE “mbi bazën e interesave të përbashkëta”. Marrëdhëniet duhet të lirohen nga “rrethi vicioz” aktual, ka thënë Erdogan.

Me gjithë konfrontimin, krerët e shteteve dhe qeverive të BE në samitin e tyre në Bruksel më 11 dhjetor hoqën dorë nga sanksionet e ashpra për Turqinë dhe hapën rrugën vetëm për masa të reja ndëshkuese ndaj personave dhe sipërmarrjeve të caktuara.

Sanksionet do të godasin pjesëmarrës të tjerë në kërkimet e konstestuara turke për gaz në Egje. BE nuk vendosi sanksione kundër degëve të caktuara të ekonomisë apo embargo të armëve. Megjithatë vendosja e sanksioneve më të ashpra nuk është hequr plotësisht nga axhenda.

Turqia kritikohet sidomos për kërkimet e saj për gaz në hapësirat detare para Qipros dhe para ishujve grekë. Po ashtu të papranueshme konsiderohen provokimet në konfliktin për ndarjen e Qipros dhe shkeljet e embargos së armëve kundër Libisë si edhe përzierja në konfliktin e Nagorni Karabakut.

Të këshilluara

Biden vaksinohet të hënën kundër COVID-19

Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden do të bëjë vaksinën anti-COVID këtë të hënë (21.12.2020) Jen Psaki, e zgjedhur nga Biden si zëdhënëse i Shtypit e Sht...

18:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI