Flash

Drejtori i Zhvillimit të GeoVax: E pamundur që Shqipëria të nisë vaksinimin në shkurt

Lapsi.al 18 December 2020
Drejtori i Zhvillimit të GeoVax: E pamundur që Shqipëria të

Arban Domi, drejtor i Zhvillimit të vaksinës GeoVax në Atlanta të SHBA thotë se është e pamundur që Shqipëria të nisë vaksinimin që në muajin shkurt. Në një intervistë për ABC ai tha se Shqipëria do të ketë fillimisht një numër të vogël dozash që do t’i vijnë si donacione, duke përjashtuar mundësinë që në shkurt të nisë vaksinimi i të moshuarve, sikurse është premtuar nga autoritetet shëndetësore në vend.

“Vendet si Shqipëria mund të kenë një numër të vogël vaksinash në fund të semestrit të dytë. Duhet të jemi realistë, 1.5 milion doza është e pamundur. Pyetja e parë është kur do fillojë vaksinimi. Rëndësi ka sa doza do të vijnë.

Do ketë disa doza në muajin Janar dhe në Shkurt, por do të jenë simbolike. Do jenë në formë ndihmash dhe jo kontratash. Vaksinimi i pensionistëve është i pamundur të nisë në muajin shkurt” – tha Domi i cili tha se sistemi COVAX ku bën pjesë Shqipëria është ende prapa me prodhimin e vaksinave.

“Nga informacioni që kam, kontrata që ka Shqipëria është me COVAX. Ajo ka para-kontrata me shumë kompani. Astra Zeneca është njëra prej tyre. Asnjë nga kompanitë që ajo që ka një para-kontratë nuk kanë shenja për shpërndarje para 3-mujorit të tretë të vitit të ardhshëm. Edhe në atë kohë do të jenë numra të kufizuar. Prodhimi mujor është më i rëndësishmi” – tha Domi.

Ai u shpreh se nuk duhet krijuar panik nga rastet e reaksionit tek personat që kanë marrë vaksinën për COVID në botë duke theksuar se efektet për momentin janë afatshkurtra. Vetë Domi është duke punuar për vaksinën GeoVax e cila është një fazë ende të hershme.

“Për momentin jemi duke testuar 3 vaksinat tona në kafshë. Në fund të janarit dhe në mes të shkurtit do kemi rezultat përfundimtare dhe do nisim testimet klinike” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, ndërron jetë i moshuari

Një këmbësor 75 vjeçar ka humbur jetën sot në qytetin e Vlorës pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “K...

20:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI