Flash

Covid 19, hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 18 December 2020
Covid 19, hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese në Maqedoninë

Duke filluar nga 18 dhjetori, në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese, që shkurtojnë orarin e punës së restoranteve dhe kafeneve, në përpjekje të ndalimit të përhapjes së koronavirusit. Deri më 20 janar restorantet dhe të gjitha objektet gastronomike do të mbyllen në orën 6 të mbrëmjes, ndërsa ato brenda hoteleve do të mund t’u shërbejnë klientëve të tyre deri në orën 9.

Masa të tjera kufizuese përfshijnë ndalimin e grumbullimit të njerëzve në vendet publike, si sheshe dhe parqe.

Autoritetet shëndetësore dhe ato qeveritare bëjnë thirrje që festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjes të kremtohen në rrethin familjar.

Inspektoriati i Tregut ka urdhëruar mbylljen e tre kafeneve dhe një studioje për joga mbrëmë në Shkup për shkak të mosrespektimit të orarit të punës, ndërsa gjobat janë mjaft të larta. Inspektorët thonë se do të jenë në terren edhe në natën e ndërrimit të viteve.

Maqedonia e Veriut është goditur rëndë nga COVID-19 dhe deri tani janë regjistruar 2.254 viktima nga mbi 77 mijë raste të diagnostikuarish, prej të cilëve rreth 22 mijë janë raste aktive, sipas autoriteteve./Rel/

Të këshilluara

SHÇBA shoqëron pesë policë, zbulohet akuza

Shoqërohen 5 punonjës policie në Korçë për shpërdorim detyre, nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Mësohet se të shoqëruarit janë efektivë të Kom...

14:35

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI