Flash

Dhuna në komisariat, SHÇBA sekuestron kartelat mjekësore të shqiptaro-amerikanit

Lapsi.al 18 December 2020
Dhuna në komisariat, SHÇBA sekuestron kartelat mjekësore

“Ora News” zbardh detaje të reja nga dhunimi në polici i 29-vjeçarit shqiptaro-amerikan Erald Alimehmeti.

I riu është dhunuar nga 5 punonjës policie, pasditen e 3 nëntorit 2020 në ambjentet e komisariatit nr.2 në Tiranë, të cilët e kanë futur në një dhomë pa kamera ku edhe e kanë dhunuar.

Pas dhunimit, Erald Alimehmeti në orën 11:00 të datës 4 nëntor 2020 është transportuar nga vetë punonjësit e policisë së komisariatit nr.2 në drejtim të Spitalit Ushtarak, me qëllim dhënies e ndihmës mjekësore pasi 29-vjeçari nuk është ndjerë mirë.

Ai ka patur marrje mendsh, të vjella dhe gjëndje të fikti, ndaj dhe është çuar me urgjencë në spital.

“OraNews”, mëson se mjekët e spitalit kanë hapur kartelë shtrimi për Erald Alimehmetin, duke e ekzaminuar këtë të fundit me skaner në pjesën e kokës ku kishte dëmtime dhe në pjesën e gjoksit.

Pas këtyre ekzaminimeve, mjekët e kanë trajtuar Alimehmetin me disa medikamente dhe më pas 29-vjeçari është marrë sërish nga policia, pavarësisht se mjekët kanë kërkuar që ai të qëndronte i shtruar në spital.

I gjithë dokumentacioni spitalor dhe kartela e shtrimit të të riut tashmë është sekuestruar nga oficerët e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave dhe rasti po trajtohet me shumë seriozitet.

Ndërkohë oficerët i kanë marrë dëshminë dhe të dëmtuarit Erald Alimehmeti, i cili u shoqërua në polici për mosvendosje maske dhe më pas u dhunua barbarisht, me argumentin se ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë./ ora news

Të këshilluara

SHÇBA shoqëron pesë policë, zbulohet akuza

Shoqërohen 5 punonjës policie në Korçë për shpërdorim detyre, nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Mësohet se të shoqëruarit janë efektivë të Kom...

14:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI