Flash

Stresi ndjesë policëve të protestës: Nuk mbahej dot e qetë, ishin +2000 veta!

Lapsi.al 16 December 2020
Stresi ndjesë policëve të protestës: Nuk mbahej dot e

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi” është distancuar nga dhuna gjatë protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Labeli i tij muzikor ka publikuar një deklaratë, që është shpërndarë gjithashtu në Insta story-n e reperit, ku thuhet se Stresi ka qenë organizator i protestës paqësore por për shkak të numrit të pjesëmarrësve situata është përshkallëzuar.

“Sa për info, po Stresi ka qenë organizator i protestës për vrasjen e një të riu nga një punonjës shteti (polic) Por kur është organizuar protesta është organizuar protestë paqësore për drejtësi.

Por shkaku që turma ka qenë e madhe dhe s’ka mundësi kushdo që të jetë ta mbajë protestën +2000 veta në nivel të qetë. Por duhet ta dimë që jo të gjithë policët janë të njëjtë sikur gishtat e dorës së njeriut. Ne si stafi i Bad Boys Label dhe Stresi ju kërkojmë falje dhe shërim sa më të shpejtë disa policëve të pafajshëm që janë lënduar në protestë.

Ne tani konfirmojmë dhe pranojmë që familjen e Klodianit ta ndihmojnë financiarisht patën apo s’patën nevojë. Zoti e pastë mëshiruar në Xhenet vllaun tonë Klodianin dhe Zoti ua heqtë mërzinë familjes. #NeJemiMeJu Bëhuni të fortë.”, thuhet në reagim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI