Flash

Rama tek familja Rasha/ A do të ndryshojë akuza për Nevaldo Hajdërajn?

Lapsi.al 15 December 2020
Rama tek familja Rasha/ A do të ndryshojë akuza për Nevaldo

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e së martës, për herë të tretë, familjen Rasha në kryeqytet.

Pas përfundimit të vizitës, kryeministri Rama nuk pranoi që të fliste për gazetarët në lidhje më motivet e vizitës së tij të radhës.

As vëllezërit e 25-vjeçarit të ndjerë Klodian Rasha nuk pranuan të flisnin për kamerat por sipas ABCNEWS ata janë shprehur se nuk kanë nevojë për pension dhe se paratë që do të marrin, do t’i japin për bamirësi.

Vëllezërit e të riut kanë thënë se “për dy ditë do ta marrni vesh nga prokuroria që nuk është vrasje aksidentale, por vrasje me dashje".

Akuza që u ngrit ndaj policit Nevaldo Hajdërajn u caktua nga oficeri i policisë gjyqësore që ishte në terren dhe u bë e ditur nga prokuroria. Sipas avokatit të Hajdërajt, me këtë akuzë polici del nga burgu menjëherë në përfundim të procesit gjyqësor. Prokuroria mund ta ndryshojë akuzën në "vrasje me dashje" dhe duket se kjo ka qenë pretendimi kryesor i familjes Rasha për të bërë drejtësi për djalin 25 vjeçar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb, masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë mot të kthjellët por të freskët në vendin tonë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në t...

07:17

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI