Flash

Gjykata e Hagës konfirmon aktakuzën kundër Haradinajt dhe Gucatit

Lapsi.al 14 December 2020
Gjykata e Hagës konfirmon aktakuzën kundër Haradinajt dhe Gucatit

Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi aktakuzën kundër dy udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njoftoi të hënën avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi.

Në një postim në Facebook, Gashi tha se aktakuza kundër Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit “përmban katër pika, të cilat, sipas Prokurorisë Speciale në Hagë, kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë” dhe që “ndërlidhen me periudhën kohore 7-25 shtator”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë nuk ka njoftuar ende për konfirmimin e aktakuzës.

Haradinaj dhe Gucati janë arrestuar më 25 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe të Policisë së Kosovës.

Fillimisht nuk janë dhënë detaje për arsyet e lëshimit të fletarrestimeve, por më vonë është thënë se ata kanë penguar drejtësinë.

Tri herë gjatë shtatorit, Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se ka pranuar – në mënyrë anonime – dosje që lidhen me Prokurorinë Speciale.

Përmbajtja e tyre nuk është bërë e njohur dhe nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike ose jo.

Prokuroria e Specializuar në Hagë merret me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deri më tash, ky institucion ka njoftuar se ka konfirmuar aktakuzën për krime lufte kundër disa ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa.

Të gjithë këta të fundit ndodhen në objektet e paraburgimit në Hagë./ REL

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI