Flash

Basha takim virtual me reporterë nga bota, i informon për dhunën që po ushtrohet në Shqipëri ndaj qytetarëve dhe punonjësve të medias

Lapsi.al 14 December 2020
Basha takim virtual me reporterë nga bota, i informon për dhunën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim virtual me reporterë nga bota, konkretisht me Joseph O’Reilly nga Irlanda, njëkohësisht dhe reporter i EPP/CD, si edhe me Petter Eide nga Norvegjia.

Burime nga PD bëjnë të ditur se në fokus të bashkëbisedimit me reporterët, ishte situata e ditëve të fundit dhe vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit si dhe përpjekjet kriminale për të manipuluar vrasjen.

Mësohet se gjatë bashkebisedimit z.Basha, informoi reporterët edhe me pengimin e së drejtës së informimit dhe me shoqërimin dhe dhunumin e disa gazetarëve, duke sjellë një shkelje flagrante të lirisë së medias në vend.

Gjatë bisedës ai i solli në vemendje reporterëve shkeljen e të drejtave të njeriut nga dhuna e policisë.

Mësohet se takimi i planifikuar me reporterët ka patur si temë diskutimi dhe zhvillimet e fundit të situatës së pandemisë, ekonomisë dhe politikës.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI