Flash

Lleshaj: Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi e konfirmuar nga Italia

Lapsi.al 14 December 2020
Lleshaj: Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi e konfirmuar nga Italia

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas dorëheqjes së dhënë, ka publikuar disa arsye që sipas tij kanë çuar drejt ndarjes së Shqipërisë nga kanabisi, duke e konsideruar këtë një sukses.

Lleshaj shkruan se “arsyet e këtij suksesi janë vullneti i paepur politik, angazhimi i fortë policor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

"Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi

Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.

Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj:

1. Vullneti i paepur politik;

2. Angazhimi i fortë policor;

3. Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.

Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor.

Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë luftë fitore të rëndësishme", shkruan Lleshaj në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, dita do të nis me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por duke ju afruar mesditës vranësirat do të shtohen në vend. Parashikohet që edh...

07:32

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI