Flash

Deficiti buxhetor arrin rekordin 590 milionë euro për 11-­mujorin, frenohen shpenzimet

Lapsi.al 15 December 2020
Deficiti buxhetor arrin rekordin 590 milionë euro për 11-­mujorin,

Rënia e të ardhurave nga kriza e shkaktuar në ekonomi nga Covid-19 dhe rritja e shpenzimeve për të neutralizuar efektet e kësaj krize dhe për rindërtimin pas tërmetit e kanë çuar deficitin buxhetor në rreth 73 miliardë lekë për janar-nëntor 2020, ose 590 milionë euro. Kjo është shuma që qeveria është detyruar të marrë borxh në këta 11 muaj për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia.

Ky është niveli më i lartë i deficitit buxhetor të raportuar, që nga viti 1993. Më herët, rekordi ishte vendosur në vitin 2009, që përkon me periudhën kur po ndërtohej rruga Durrës-Kukës. I lartë ishte deficiti edhe në 2013-n, periudhë e ndërrimit të pushteteve, që u shoqërua me rënie të të ardhurave buxhetore dhe krijim të detyrimeve të prapambetura. Për 11 muajt e këtij viti, në buxhetin e shtetit janë arkëtuar rreth 383 miliardë lekë, me një rënie prej 9.1% (-38 mld lekë) në krahasim me faktin e të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Shpenzimet totale ishin 455 miliardë lekë, me një rritje prej 5.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e shpenzimeve është ndikuar nga fondi i kontigjencës prej 12 miliardë lekë për paketën sociale anti-­Covid-19. (+24 miliardë lekë më shumë). Në rritje ishin edhe shpenzimet kapitale, që arritën në 83 miliardë lekë, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtu futen dhe shpenzimet për tërmetin, që nuk jepen të detajuara në buxhet.

Shpenzimet për personelin kanë rënë me 0.5%. qeveria ka kursyer edhe nga interesat, shpenzimet për të cilat janë tkurrur me 2% me bazë vjetore për periudhën janar-nëntor, teksa normat e interesit janë në nivele minimale. Pavarësisht rritjes së shpenzimeve, ato janë në nivele më të ulëta sesa ishin parashikuar në buxhetin e rishikuar të miratuar në mes të këtij viti. Në raport me planin, janë realizuar vetëm 87% e shpenzimeve, çka ka bërë që edhe deficiti buxhetor të jetë gati 40% më i ulët sesa parashikimi. Kursimi më i madh është bërë për shpenzimet kapitale, të cilat janë realizuar vetëm 82% të planit të 11 mujorit, ose rreth 13 miliardë lekë më pak.

Shkurtimi i shpenzimeve ka qenë i pashmangshëm, për shkak se të ardhurat në buxhet kanë rënë më tepër sesa parashikimi dhe financat janë detyruar të ulin investimet për të ruajtur parametrat e deficitit. Të ardhurat për 11 mujorin janë tkurrur me 9.1% me bazë vjetore, nga -3% që parashikohej të reduktoheshin në pritshmëritë optimiste të buxhetit të rishikuar në mes të vitit./Monitor/

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb, masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë mot të kthjellët por të freskët në vendin tonë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në t...

07:17

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI