Flash

PD: Edhe nëse bën kurban Lleshajn, Rama nuk i shpëton dot përgjegjësisë

Lapsi.al 10 December 2020
PD: Edhe nëse bën kurban Lleshajn, Rama nuk i shpëton dot

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka komentuar heshtjen e kryeministrit Rama për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha gjatë këtyre ditëve. Ai shprehet se fjalimi që kryeministri do të mbajë sot për ngjarjen e rëndë, nuk do ia largojë atij përgjegjësinë, madje as në rastin e shkarkimit të ministrit Lleshaj nga detyra.

"Pasi mbaroi pazaret në New York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së radhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë.

Për 3 ditë me radhë, nga New York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj.

Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën.

Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij.

Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama frymëzuesi i dhunës, i arrogances dhe i urrejtjes.

Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia.

Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën.

Koha e tij ka mbaruar", shprehet Alibeaj.

Të këshilluara

Tiranë/ Arrestime për dhunë dhe vjedhje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht, shtetasi Lorian Mazari, 43 vjeç. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës Parë Tiran...

13:45

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI