Flash

Iu dogj lokali/Rrëfehet anëtari i Këshillit Bashkiak: Kam pasur konflikt me Ilir Beqajn, por është personi i fundit tek i cili dyshoj

Lapsi.al 10 December 2020
Iu dogj lokali/Rrëfehet anëtari i Këshillit Bashkiak: Kam pasur

Arbis Vjerdha, pronari i një prej lokaleve i u përfshinë nga flakët mëngjesin e djeshëm në Shkodër, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Bashkiak, shprehet se ka krijuar shumë armiqësi për shkak të detyrës së tij. Ai kërkon nga Policia dhe prokuroria që të hetojnë në lidhje me ngjarjen dhe zbulon një konflikt që ka pasur dhe me Ilir Beqajn, për të cilin thonë se nuk beson që mund të bjerë në nivele të akteve të tilla. Vjerdha shprehet se në listën e të dyshuarve Beqaj zë vendin e fundit, ndërsa nuk kursen kritikat as për Ademin, pasi kamerat e vendosura nga Bashkia në zonë nuk janë funksionale.

“Kamerat kur iu duhen qytetarëve nuk janë dhe nuk punojnë. Mjafton me ken i ndershëm dhe sigurisht që i bën armiqtë me kamiona. Unë armiq kam sa të dush, nuk e përjashtoj mundësinë që të jem nën dashakeqësinë e dikujt që ia kam prishur terezinë. Mua nuk më intereson as azili, dhe as siguracioni që mund të marr për lokalin. Jam i përjashtuar nga çdolloj interesi për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjes. Që Ilir Beqja është një maskara, kësaj nuk i heq asnjë presje, por nuk besoj që mund të bjerë në nivele të tilla. Nëse kam një listë njerëzish për të cilët dyshoj, ai është në vendin e fundit”, shprehet Vjerdha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI