Flash

Vrau 25-vjeçarin në Laprakë, zbardhet dëshmia e policit të ‘Shqiponjave’

Lapsi.al 8 December 2020
Vrau 25-vjeçarin në Laprakë, zbardhet dëshmia e policit

Zbardhet dëshmia e punonjësit të Policisë, i cili ka qëlluar me armë 25-vjeçarin Klodjan Rasha në zonën e Laprakës në Tiranë. Polici është shprehur se i ka bërë thirrje disa herë të riut që të ndalonte, por nuk ka pranuar, dhe për këtë shkak e kanë ndjekur.

“Isha turni i tretë dhe isha në punë. Ishim për patrullim në zonë, e kemi parë duke lëvizuar jashtë orës policore, përveç kësaj na ngjalli edhe dyshime. I komunikuam që të ndalonte por nuk pranoi, nisi të na kërcënonte. Teksa u përpoqëm ta ndalojmë, ai vrapoi. Kam njoftuar fillimisht sallën, dhe më pas e ndoqëm nga pas duke i bërë vazhdimisht thirrje që të ndalonte”. Deri më tani deri në këtë pikë është zbardhur dëshmia e policit të Shqiponjave.

Ndaj Rashës mësohet se është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në pjesën e shpatullës, që i kanë shkaktuar vdekjen.

Lajmi në përditësim... 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI