Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëviz...

18:15

Turqia i bën thirrje BE-së që të tregohet një "ndërmjetës i ndershëm" në raport me Greqinë

Lapsi.al 8 December 2020
Turqia i bën thirrje BE-së që të tregohet një

Turqia i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të bëhet një “ndërmjetës i ndershëm” në mosmarrëveshjet e saj me vendin anëtar të BE-së – Greqinë.

Deklarata bëhet dy ditë para mbajtjes së një samiti të BE-së, në të cilin pritet të diskutohet edhe për mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Greqisë, për kërkimet e gazit në ujërat e Detit Mesdhe. Disa vende të BE-së kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë, pasi Ankaraja në muajt e fundit ka dërguar anije kërkimi në këto ujëra.

Turqia, është një vend kandidat për anëtarësim në BE, pranimi i së cilës është ngrirë për disa çështje, përfshirë të drejtat e njeriut. Athina tani po bën presion për sanksione ndëshkimore ndaj Ankarasë.

“Ne mund t’i zgjidhim problemet vetëm përmes dialogut dhe diplomacisë”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Franca mbështet thirrjen e Greqisë për sanksione, por jo të gjitha vendet janë të bindura, pasi disa prej tyre kanë frikë nga një fluks refugjatësh të cilët mund të dynden nga Turqia. “Pavarësisht nëse ju pëlqen, ose jo, në një masë të madhe siguria e Evropës është në duart e Turqisë”, tha ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, pas takimit në Ankara me homologun e tij turk Çavusoglu.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI