Flash

Joe Biden do të emërojë gjeneralin në pension Lloyd Austin si shef të Pentagonit

Lapsi.al 8 December 2020
Joe Biden do të emërojë gjeneralin në pension Lloyd Austin

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden do të emërojë gjeneralin në pension, Lloyd J. Austin si sekretarin e tij të mbrojtjes. Nëse konfirmohet nga Senati, zoti Austin do të jetë afrikano-amerikani i parë që udhëheq Pentagonin. oti Biden e zgjodhi gjeneralin me katër yje ndër disa kandidatë, ndër të cilët edhe Michele Flournoy, ish-zyrtare e lartë në Pentagon dhe përkrahëse e presidentit të zgjedhur. Biden kishte peshuar ndër të tjerë edhe kandidaturën e Jeh Johnson, ish-këshilltar ligjor në Pentagon dhe ish-sekretar për sigurinë kombëtare.

Katër persona të afërt me ekipin e zotit Biden e konfirmuan për agjencinë e lajmeve Associated Press se Austin pritet të emërohet si shef i ardhshëm i Pentagonit, por pa pranuar të identifikohen publikisht pasi emërimi nuk është njoftuar ende zyrtarisht. 67-vjeçari Austin pritet të hasë në rezistencë gjatë procesit të konfirmimit në Senat për arsye të karrierës së mëparshme si ushtarak. Shumë në Uashington këmbëngulin për një ndarje të qartë mes udhëheqjes civile dhe asaj ushtarake të Departamentit të Mbrojtjes. Megjithëse shumë shefa të mëparshëm të Pentagonit kanë shërbyer edhe në ushtri për pak kohë, vetëm dy prej tyre –George C. Marshall dhe James Mattis —kanë qenë ushtarakë karriere.

Ashtu si zoti Mattis, Gjenerali Austin duhet të marrë miratim nga Kongresi për të shërbyer si shef i Pentagonit. Kjo bëhet për të ruajtur karakterin civil të udhëheqjes së Departamentit të Mbrojtjes. Austin u diplomua nga Akademia Ushtarake Westpoint në 1975 dhe ka shërbyer si ushtarak për 41 vjet. Presidenti i zgjedhur Biden e ka njohur gjeneralin që në periudhën kur udhëhiqte trupat amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe Biden ishte nënpresident.

Austin shërbeu në 2012 si i pari afrikano-amerikan që bëhej zëvendës shef i shtabit të ushtrisë, Një vit më pas, ai u vu në krye të Komandës Qendrore Amerikane ku filloi të hartonte dhe zbatonte strategjinë ushtarake amerikane për të sprapsur ekstremistët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Austin doli në pension në 2016, por duhet që Kongresi t’i japë leje atij për të marrë në dorë drejtimin e Pentagonit, pasi nuk kanë kaluar ende shtatë vjet që kur ai la uniformën ushtarake. Një leje e tillë u dha edhe në rastin e zotit Mattis, general i marinës në pension, i cili u emërua nga Presidenti Trump si shef i Pentagonit./VOA/

 

 

Të këshilluara

Analiza e DW/ Në Rumani fitoi kapitullimi

Sa fitues ka një natë e vetme zgjedhore? Kur u publikuan rezultatet e para të dielën (06.12.), u deklaruan fitues të zgjedhjeve si konservatorët liberalë rumunë...

22:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI