Flash

Biden përzgjedh zyrtarin e lartë që do të menaxhojë situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19

Lapsi.al 7 December 2020
Biden përzgjedh zyrtarin e lartë që do të menaxhojë

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, ka emëruar Prokurorin e Përgjithshëm të Kalifornisë, Xavier Becerra, si sekretarin e tij të shëndetësisë, i cili do të ketë një rol kryesor në përgjigjen e administratës ndaj koronavirusit.

Ai emëroi gjithashtu eksperten e sëmundjeve infektive në Universitetin e Harvardit, Rochelle Walensky, për të drejtuar Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Dy emërimet u konfirmuan për mediat nga persona që kishin dijeni për vendimet.

Nëse konfirmohet nga Senati, 62 vjeçari Becerra do të jetë latinoamerikani i parë në krye të Departamentin e Shëndetësisë, një agjensi me një buxhet prej më shumë se 1 trilionë dollarësh dhe me 80,000 punonjës. Departamenti i Shëndetësisë mbulon mes të tjerash kërkime mjekësore të nivelit të lartë dhe programet e sigurimeve shëndetësore për më shumë se 130 milionë amerikanë.

Becerra, si prokurori më i lartë i shtetit të Kalifornisë, ka drejtuar më parë përpjekjet për të mbrojtur aktin e kujdesit të përballueshëm shëndetësor të njohur si Obamacare nga përpjekjet e fundit të administratës Trump për ta rrëzuar atë, një çështje ligjore që pret vendimin e Gjykatës së Lartë vitin e ardhshëm.

 

 

Zoti Becerra ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, i përfshirë në procedurat për miratimin e këtij ligji në Kongres në vitet 2009 dhe 2010.

Ai njihet për qasjen prej një juristi rigoroz në analizën e problemeve. Por puna për të mbikëqyrur përgjigjen e administratës ndaj koronavirusit mund të jetë detyra më e komplikuar me të cilën ai përballet deri tani./voa

Të këshilluara

Britani/ Zbulohet karta e vaksinës anti-COVID

Miliona britanikëve do t’u dorëzohet një kartë vaksinimi e anti-Covid-it, që provon që e kanë bërë injeksionin, ndërsa paralajmërohen: “Mbajeni këtë në çantë os...

11:44

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI