Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Studimi/ Testi i gjakut që tregon se cili pacient mund t'i mbijetojë virusit COVID-19

Lapsi.al 7 December 2020
Studimi/ Testi i gjakut që tregon se cili pacient mund t'i

Një test gjaku po zhvillohet nga studiuesit, i cili mund ta parashikojë nëse një pacient me Covid-19 do të ketë nevojë për kujdes intensiv, apo kush ka më gjasa të mbijetojë pas shfaqjes së simptomave.

Në artikullin e “The Guardian” thuhet se ky test mund t’u mundësojë doktorëve që të orientohen drejt trajtimit intensive të pacientit që ka nevojë, duke rritur shanset e tij për mbijetesë.

Ky test mund të rrisë edhe vendosmërinë e mjekut kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme për pacientët.

Më herët këtë vit, biokimisti Markus Ralser me bazë në Londër dhe kolegët e tij identifikuan 27 proteina në gjakun e pacientëve me COVID-19 që ishin të pranishme në nivele të ndryshme në varësi të ashpërsisë së simptomave.

Që atëherë, ata kanë ndjekur 160 pacientë me COVID-19, gjaku i të cilëve u testua kur u shtruan në spital për të eksploruar nëse mund të parashikonin përmes proteinave përparimin e sëmundjes.

Ideja është që mjekut t’i sigurohet një “pamje digjitale” mbi sa i sëmurë është një pacient.

Për shembull, në rastin e COVID-19, vihet re një fenomen i quajtur “hipoksi e lumtur”, që do të thotë që një pacient mund të ndihet relativisht mirë, por pastaj përkeqësohet shpejt. Testi është përdorur deri më tani nga 24 pacientë të sëmurë, ku parashikoi saktë rezultatin për 18 nga 19 njerëz që mbijetuan dhe 5 pacientët që ndërruan jetë.

Të këshilluara

Britani/ Zbulohet karta e vaksinës anti-COVID

Miliona britanikëve do t’u dorëzohet një kartë vaksinimi e anti-Covid-it, që provon që e kanë bërë injeksionin, ndërsa paralajmërohen: “Mbajeni këtë në çantë os...

11:44

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI