Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Albin Kurti thirrje Evropës të dënojë Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë

Lapsi.al 7 December 2020
Albin Kurti thirrje Evropës të dënojë Serbinë për

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti deklaroi sot se Evropa duhet të kërkojë dënimin e politikanëve pjesëmarrës në qeverinë serbe që urdhëroi krimet gjenocidale, e vetë Serbia duhet të çlirohet nga e shkuara e saj, të pranojë krimet, të dënojë fajtorët e të njohë Kosovën, nëse duam që Ballkani të ecë drejt Evropës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pavarësisht gjetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, Beogradi zyrtar vazhdon të mos e pranojë fajin për krimet e tij të kryera në Kosovë.

“Ditët e fundit në Kizhevak të Rashkës janë gjetur trupa të varrosur nën mbetje gurthyesish e materialesh ndërtimi. Kizhevaku është vendi i pestë ku zbulohen varreza masive në Serbi, pas Batajnicës, Peruçacit, Petrovo Selos dhe Rudnicës. E nga Serbia jo vetëm që nuk po vjen pranimi i fajit, dënimi i fajtorëve e kërkimi i faljes, por dëgjojmë këmbënguljen se “Kosova është Serbi”. Kjo qasje e qeveritarëve serbë, të cilët vitet e fundit po ri-armatosen me intensitet, nënkupton se nuk kanë hequr dorë nga projekti i vjetër i cili solli gjenocidin, luftën e këto varre masive”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Pesëdhjetë vjet më parë Willy Brandt-i, figura më e shquar e socialdemokracisë gjermane, u përgjunj në Varshavë, para memorialit të viktimave të Gjermanisë Naziste, të masakruara në geton e Varshavës në 1943. Ai nuk shtoi fjalë, viktimat nuk kanë nevojë për fjalë, e nuk e tha asnjë “por”, sepse pranimi i përgjegjësisë nuk bëhet duke i ikur fajit. E kujtojmë me respekt të thellë atë gjest të tijin, sepse duhet marrë si model e shembull prej atyre politikanëve të cilët në fund të shekullit XX deshën të përsërisin modelin e Gjermanisë naziste, në përmasa ballkanike.

Ditët e fundit në Kizhevak të Rashkës janë gjetur trupa të varrosur nën mbetje gurthyesish e materialesh ndërtimi. Kizhevaku është vendi i pestë ku zbulohen varreza masive në Serbi, pas Batajnicës, Peruçacit, Petrovo Selos dhe Rudnicës. E nga Serbia jo vetëm që nuk po vjen pranimi i fajit, dënimi i fajtorëve e kërkimi i faljes, por dëgjojmë këmbënguljen se “Kosova është Serbi”. Kjo qasje e qeveritarëve serbë, të cilët vitet e fundit po ri-armatosen me intensitet, nënkupton se nuk kanë hequr dorë nga projekti i vjetër i cili solli gjenocidin, luftën e këto varre masive.

Pa gjyqin e Nurembergut e pa përgjunjen e Willy Brandt-it, pajtimi evropian me Gjermaninë e pasluftës, nuk do të ndodhte kurrë. Dënimi i rreptë i kriminelëve, dhe pendimi i thellë e reflektimi pranues mbi fajet e veta, që erdhi prej politikanëve, akademikëve, artistëve, historianëve dhe mbarë popullit gjerman, i dhuroi Evropës paqen e zhvillimin, e Gjermaninë e çliroi prej së shkuarës dhe e bëri vend model për demokracinë dhe zhvillimin.

Evropa me këmbëngulje duhet të kërkojë dënimin e politikanëve pjesëmarrës në qeverinë serbe që urdhëroi krimet gjenocidale, e vetë Serbia duhet të çlirohet nga e shkuara e saj, të pranojë krimet, të dënojë fajtorët e të njohë Kosovën, nëse duam vërtet që Ballkani të ecë drejt Evropës, e të mos kemi gjithnjë ankthin dhe pasigurinë e së ardhmes.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI