Flash

Kryeministri britanik do të takohet me shefen e BE-së për marrëveshje pas BREXIT

Lapsi.al 8 December 2020
Kryeministri britanik do të takohet me shefen e BE-së për

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa palët tentojnë të arrijnë një marrëveshje për tregti pas Brexitit. Ky njoftim është bërë i ditur pas një bisede 90-minutëshe, në të cilën dy liderët nuk kanë arritur te një pikë kthese. Në një deklaratë të përbashkët, ata kanë thënë se kushtet për një marrëveshje “nuk janë krijuar”.

Një burim brenda Qeverisë britanike ka paralajmëruar se arritja e marrëveshjes nuk është e mundur, pas një bisedës telefonike mes von der Leyen dhe Johnsonit.

“Bisedimet janë në të njëjtën pozicion sikurse kanë qenë të premten. Nuk është arritur përparim i dukshëm”, ka shtuar burimi. Shefi negociator i Bashkimit Evropian, Michel Barnier dhe homologu i tij britanik, Frost janë bllokuar në bisedime intensive gjatë javës së kaluar, teksa afrohet afati i fundit për arritje të pajtueshmërisë.

Nëse nuk arrihet dhe ratifikohet një marrëveshje deri më 31 dhjetor, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian mund të aplikojnë tarifa në mallrat e njëra-tjetrës. Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

Të këshilluara

Analiza e DW/ Në Rumani fitoi kapitullimi

Sa fitues ka një natë e vetme zgjedhore? Kur u publikuan rezultatet e para të dielën (06.12.), u deklaruan fitues të zgjedhjeve si konservatorët liberalë rumunë...

22:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI