Flash

Gjermania: Dështimet në zgjerim me pasoja për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë

Lapsi.al 8 December 2020
Gjermania: Dështimet në zgjerim me pasoja për stabilitetin dhe

Ministri gjerman për çështje Evropiane, Michael Roth, e ka quajtur si “gabim serioz politik” dështimin që të miratohet korniza negociuese për nisjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe, me disa kushte, edhe me Shqipërinë.

Ai këtë e ka thënë të martën para nisjes së diskutimeve në Këshillin e Çështjeve të përgjithshme të BE-së, të cilin e kryeson Gjermania. Ministri gjerman ka thënë se, lidhur me procesin e zgjerimit “për fat të keq deri më tash nuk ishim në gjendje të arrijmë progres për gjërat që më parë ishim pajtuar”.

“Ne po bëjmë gjithçka në mundësitë tona si presidencë që të arrijmë deri tek pajtimi sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të mundësohet konferenca e parë e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe, po ashtu, varësisht nga përmbushja e disa kushteve të mbetura edhe me Shqipërinë. Çfarëdo tjetër do të ishte një gabim serioz politik në dëm të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor që poashtu do të dëmtonte shumë edhe sigurinë e Evropës në tërësi. Secili do të duhej të ishte i vetëdijshëm për këtë”, ka thënë ai.

Vendimi për të miratuar kornizën negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut është bllokuar nga Bullgaria e cila kërkon që disa çështje bilaterale që ka me Maqedoninë e Veriut, e që lidhen me identitetin dhe gjuhën, të jenë pjesë e kësaj kornize.

 

 

Diplomatët evropian kanë thënë se, nëse nuk kalon vendimi për Maqedoninë e Veriut, atëherë disa shtete anëtare të BE-së kundërshtojnë çfarëdo shqyrtimi të vendimit për Shqipërinë.

Të dyja këto shtete kanë statusin e vendit kandidat dhe tashmë është marrë vendimi që të nisin procesin e negociatave të anëtarësimit. Por, për të ndodhur kjo, BE-ja duhet të miratojë kornizën e saj negociuese, e kjo bëhet vetëm me pajtimin e të gjitha shteteve anëtare./REL/

Të këshilluara

Analiza e DW/ Në Rumani fitoi kapitullimi

Sa fitues ka një natë e vetme zgjedhore? Kur u publikuan rezultatet e para të dielën (06.12.), u deklaruan fitues të zgjedhjeve si konservatorët liberalë rumunë...

22:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI