Flash

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të enjten, çfarë do të diskutohet

Lapsi.al 8 December 2020
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të enjten, çfarë do të

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të enjten në Bruksel, ndërsa do të zhvillohet në nivel të ekspertëve.

Antigona Baxhaku, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës tha për Telegrafin se në këtë takim do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare.

Ajo bëri të ditur se ekipi i Kosovës do të udhëhiqet nga koordinatori, Skënder Hyseni.

“Takimi i radhës në Bruksel do të zhvillohet të enjten në nivel të ekspertëve. Do të vazhdoj diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, tha Baxhaku.

Ditë më parë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj, partia e të cilit është në pushtet ka thënë se Kosova duhet të bëjë një pauzë për një riorganizim total për krijimin e një plani për ecjen përpara me dialogun.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI