Flash

Tronditet Prishtina, ekzekutohet në makinë një shtetas turk, bastiset shtëpia e autorit të dyshuar

Lapsi.al 6 December 2020
Tronditet Prishtina, ekzekutohet në makinë një shtetas turk,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ditën e sotme ku një person është ekzekutuar me armë zjarri. Policia e Kosovës njofton se vrasja ka ndodhur në lagjen Dardania.

Referuar njoftimit të policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës makinë. Autori ka qëlluar me armë zjarri drejt viktimës dhe për pasojë, ky i fundit ka humbur jetën. Policia ka arritur të identifikojë autorin që dyshohet se është shtetasi huaj. Pas ngjarjes së rëndë, ky i fundit është larguar nga vendi i krimit, ndërkohë policia është në kërkim të tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas vrasjes që ndodhi sot rreth orës 12:00, në rrugën “Bekim Fehmiu”, kanë kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit por ai nuk është gjetur aty.

Ndërkohë, Policia thotë se është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat që ndërlidhen me rastin, në një perimetër më të gjerë të hapësirës ku ka ndodhur ngjarja.

“Pak më tutje nga vendi i ngjarjes rreth 100- 150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Më herët, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për KosovaPress, se rreth orës 12:00, për rastin e ndodhur në rrugën “Beshkim Fehmiu”, dhe nga kçyrja e vendit të ngjarjes , është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimin se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialistë për hetimin e rasteve të vrasjeve, si dhe njësiti i specializuar për ekzaminim në vend të ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjell deri te ky rast tragjik. Deri më tani Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetas i huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendodhjen e të dyshuarit me qëllim kapjen e tij”, tha Borovci.

Ndërkohë, sipas burimeve të KosovaPress-it, viktima është shtetas i Turqisë.

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet i riu me 167 doza heroine

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kap me heroinë. I arrestuari ndërkohe rezultoi edhe autor i dy vjedhjeve të automjeteve në Qarkun e T...

11:05

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI