Flash

PD i rikthehet akuzave: Qeveria fsheh viktimat e Covid

Lapsi.al 6 December 2020
PD i rikthehet akuzave: Qeveria fsheh viktimat e Covid

Partia Demokratike akuzoi sot sërish qeverinë për fshehjen e viktimave nga Covid 19. Ish-deputeti, Bardh Spahia, iu referua Shkodrës ku ka qenë deputet, duke deklaruar se Ministria e Shëndetësisë ka referua 62 viktima nga koronavirusi në qarkun e Shkodrës në një kohë që vetëm në bashkinë e Shkodrës janë regjistruar 80 vdekje nga Covid. Spahia kritikoi edhe heshtjen e prokurorisë për këtë çështje.

Deklarata e plotë

Para 3 javësh, kryetari i Partisë Demokratike ngriti shqetësimin e fshehjes nga qeveria të numrit të fataliteteve, të shkaktuar nga COVID 19.Përkundër fakteve të paraqitura nga opozita, kryeministri në ikje jo vetëm që nuk dha llogari, jo vetëm që nuk siguroi transparencë, por bëri politikë me viktimat dhe kërkcënoi prokurorinë që të mos hetojë këtë superskandal.

Sot pas 3 javësh prokuroria hesht e frikësuar dhe nën presion nga qeveria. Megjithatë, faktet janë aty!Shkodra është një nga shembujt tipik të fshehjes së të vërtetës nga qeveria. Pasi e la pa teste të mjaftueshme për muaj të tërë, qeveria po i mohon Shkodrës edhe të vdekurit. E bën për të përfituar politikisht duke fallsifikuar të vërtetën.

Dua të sjell para jush sot një shembull të fshehjes së numrit të fataliteteve në Shkodër.

Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me 5 bashkitë e tij, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë Arrëz kanë humbur jetën 62 persona për shkak të Covid-19. Pra, kaq është numri i fataliteteve sipas ministrisë së shëndetësisë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër që nga nisja e pandemisë deri më fund të nëntorit.

Realiteti nuk është ky që jep qeveria! E vërteta është krejt ndryshe.

VETËM Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë rregjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun.

Asgjë nuk është më kriminale se kaq. Të fshehësh numrin e viktimave për politikë, është përtej çdo norme njerëzore.

Edi Rama po përdor këtë praktikë kriminale të fshehjes së numrit real të fataliteteve nga Covid-19 për të mbuluar dështimin e tij në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga Koronavirusi.

Dështimi i Edi Ramës mund të mbulohet përkohësisht nga prokuroria, por njerëzit e dinë të vërtetën. E dinë që ndihma e qeverisë mungon, që testet mungojnë, që personeli mjekësor nuk është i mjaftueshëm, që masat nuk u morën në kohë, që me jetën dhe shëndetin e njerëzve Edi Rama ka bërë dhe vazhdon të bëjë propagandë.

Kjo qeveri po manipulon të dhënat për të mbuluar dështimin dhe përgjegjësinë e saj.

Si mjek, shqetësimi i parë për këtë akt të paprecedentë të qeverisë, lidhet me uljen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për përballjen me Koronavirusin. Ata duhet të dinë të vërtetën, sado e rëndë të jetë, për të qenë sa më të kujdesshëm dhe për të marrë çdo masë personale.

Së dyti, si qytetar dhe si mjek, shpreh revoltën se fshehja e fataliteteve nga qeveria nuk mund të përdoret si justifikim për mungesat jetike në shërbimin shëndetësor, që janë përgjegjësi totale e qeverisë.

Mjekët duhen ndihmuar me gjithçka, për të mos paguar me jetën e tyre, siç po ndodh tani, dështimin dhe propagandën e qeverisë.

Qyetarët nuk meritojnë një qeveri që fsheh dhe bën politikë edhe me numrin e të vdekurve. Njerëzve u duhet një qeveri funksionale, që punon për ta! Është koha për ndryshim!’

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet i riu me 167 doza heroine

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kap me heroinë. I arrestuari ndërkohe rezultoi edhe autor i dy vjedhjeve të automjeteve në Qarkun e T...

11:05

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI