Flash

6 të arrestuar në Durrës, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 6 December 2020
6 të arrestuar në Durrës, akuzohen për vepra të

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Kështu u arrestuan në flagrancë shtetasit maroken: Y. K., 30 vjeç, J. K., 29 vjeç dhe H. H., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.12.2020, në lagjen nr.13, Plazh, kanë goditur me mjete të mprehta, shtetasin maroken A. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

—

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

S. P., 47 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

—

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. I., 62 vjeç, banues në Fllak, Durrës, pasi tek vendi i quajtur “Kryqëzimi Fllakës”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI