Flash

Tiranë, arrestohet i riu me 167 doza heroine

Lapsi.al 6 December 2020
Tiranë, arrestohet i riu me 167 doza heroine

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kap me heroinë. I arrestuari ndërkohe rezultoi edhe autor i dy vjedhjeve të automjeteve në Qarkun e Tiranës.

Njoftimi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të automjeteve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, goditën një tjetër rast të paligjshmërisë në fushën e shpërndarjes së drogave të forta dhe të vjedhjes së automjeteve si rezultat e të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M.Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Përrenjas.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit B.R, si dhe me datë 30.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit R.Sh.

Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qera nga ky shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 167 doza me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar ky shtetas.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI