Flash

Ndërroi jetë nga Covid, i jepet lamtumira e fundit Kasem Hysenbelliut

Lapsi.al 6 December 2020
Ndërroi jetë nga Covid, i jepet lamtumira e fundit Kasem Hysenbelliut

I jepet lamtumira e fundit Kasem Hysenbelliut, presidenti i televizionit Fax News. Hysenbelliu ndërroi jetë, pas infektimit me koronavirus. Ndarja e parakoshme nga jeta është një humbje e madhe për familjen Hysenbelliu.

Të afërm, miq, kolegë, gazetarë, figura të politikës zhvilluan homazhe paraditen e sotme, ku shprehën ngushëllimet. Trupi i pajetë i Hysenbelliut u përcoll në banesën e fundit në Sharrë.

Kasem Hysenbelliu ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në një spital në Turqi. Prej javësh ai ishte i infektuar me koronavirus, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua ku nuk mundi të fitonte dot betejën. Hysenbelliu ishte aksioner i televizionit Fax News. Më herët ai ka qenë drejtor i përgjithshëm i Neës 24, Balkanweb dhe Gazeta shqiptare. Po ashtu, Kasem Hysenbelliu ka drejtuar dhe gazetat Panorama dhe Panorama Sport.

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet i riu me 167 doza heroine

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kap me heroinë. I arrestuari ndërkohe rezultoi edhe autor i dy vjedhjeve të automjeteve në Qarkun e T...

11:05

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI