Flash

Burgu i Zani Çaushit/ Avokati flet për gjykim në Strasburg ndërsa pasi në Shqipëri shpalli moskompetencë

Lapsi.al 3 December 2020
Burgu i Zani Çaushit/ Avokati flet për gjykim në Strasburg

Avokati i Zani Çaushit është shprehur se çështja e klientit të tij do të shkojë deri në Strasburg. Kjo pasi gjykata shpalli sot moskompetencë për çështjen e rillogaritjes së viteve të dënimit për kriminelin.

Avokati u shpreh se vitet e burgut janë llogaritur gabim, ndërsa thotë se ky problem mund të jetë edhe për shumë persona të tjerë të burgosur.

‘Pasi u depozituan aktet nga organi i ekzekutimit të vendimeve penale, ne konstatuam që, Myrteza Çaushi, bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit ka vuajtur deri më datën 06.11.2020, 20 vite e 10 muaj burgim. Ndërkohë, i njëjti institucion, në muajin qershor të vitit 2020 ka paraqitur një dinamikë tjetër në të cilën thuhet që Myrteza Çaushi ka vuajtur 25 vite e 2 muaj burgim. Në këto dy periudha Zani Çaushit i kanë humbur 4 vite burgim sepse kështu e ka llogaritur IEVP. 

Në lidhje me pretendimet e Zani Çaushit, është ankuar në mënyrë të vazhdueshme në këto 2 institucione, të cilat qëllimisht nuk i kanë kthyer përgjigje me shkrim dhe ka arritur në këtë situatë që jemi.

IEVP, me llogaritjen e saj specifike i ka nxjerrë 21 vite burg, kjo është situata dhe unë mendoj që për të gjithë të burgosurit në Shqipëri do jetë një situatë e ngjashme sepse është pothuaj në 60-70% të rasteve dinamika me probleme, do ju këshilloja të burgosurve të bënin një verifikim të llogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit pasi Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë sistem të llogaritjes së vuajtjes së dënimit.

Myrteza Çaushi është një çështje që do shkojë deri në Strasburg, të gjitha këto gjëra që janë bërë, qoftë dinamika të gabuara, qoftë deklarata publike të zyrtarëve të shtetit janë në favor të tij’, tha avokati.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI