Flash

Greqia shtyn lockdown-in deri në 14 dhjetor, qeveria premton vaksinë falas

Lapsi.al 3 December 2020
Greqia shtyn lockdown-in deri në 14 dhjetor, qeveria premton vaksinë

Deri më 14 dhjetor Greqia do të jetë në lockdown. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, i cili tregoi edhe planin e qeverisë greke, duke theksuar se pavarësisht uljes së shifrave të të infektuarve, që vihet re ditët e fundit, kurba nuk ndryshon me ritmin e pritshëm, çfarë nuk lejon akoma rihapjen e vendit. Situata paraqitet akoma më e rënduar në veri të Greqisë.

Po sot paradite ministria e Zhvillimit të Greqisë informoi hapjen e njësive shitëse me produkte sezonale nga java e ardhshme, pas 7 dhjetorit si dhe shitjen e produkteve festive edhe në super market, ndërsa detajet e funksionimit të dyqaneve të para që hapen në Greqi pas 1 muaji do të shpallen nesër paradite.

Stelios Petsas ka deklaruar se javën e ardhshme kryeministri grek do të dërgojë një mesazh të ri për ecurinë e situatës dhe lockdoën. Në lidhje me vaksiminim kundër covid-19, Petsas ka theksuar se do të jetë falas për të gjithë, do të bëhet vullnetarisht, ndërsa Greqia do të ketë 1.018 qendra vaksinimi për të vaksinuar 2.117.440 qytetarë në muaj, duke filluar nga personeli i Shëndetësisë, moshat mbi 65 vjeç, persona me sëmundje anësore e në vijim të tjerët.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI