Flash

FOTO/ Kush është biznesmeni shqiptar që u ekzekutua në Brazil

Lapsi.al 2 December 2020
FOTO/ Kush është biznesmeni shqiptar që u ekzekutua në

Ilir Zelka është shqiptari i ekzekutuar në një restorant në Brazil. Ai u largua nga Shqipëria që me 20 nëntor dhe prej asaj kohe jetonte në një hotel të shtrenjtë në Sao Paulo. Zelka rezulton të ketë regjistruar një biznes në Çeki. Kompania mban ende mbiemrin e tij edhe pse më 9 mars 2019 ai ka hequr dorë si ortak.

Detaje të tjera nga ekzekutimi/ Shqiptari i vrarë në Brazil ish-ortak në  një kompani të regjistruar në…

Policia braziliane ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po kërkon kamerat e sigurisë të zonës me qëllim që të identifikojë dhe arrestojë motoçiklistin që qëlloi 47-vjeçarin shqiptar teksa po hante mëngjes në një restorant në Jardins.

Dëshmitarët i thanë policisë se një motoçiklist, i cili ishte veshur me një këmishë të kuqe që mbante një kokore rozë shkoi në vendin e ngjarjes, qëlloi disa herë nga jashtë dhe u largua. Shënjestra ishte e qartë pasi asnjë person i rastësishëm nuk u lëndua.

Krimi ndodhi rreth orës 11:10 të mëngjesit. Fakti që krimineli nuk ka vjedhur asgjë i bën hetuesit të besojnë se nuk kishte të bënte me grabitje, por vrasje me dashje. Sipas policisë, motori i përdorur për krimin ishte një Honda i zi që u gjet më pas i braktisur në sheshin Avenida Brasil. ©LAPSI.al

Ishte duke ngrënë mëngjes në restorant, ekzekutohet një shqiptar në Brazil  (Emri) - Shqiptarja.com

Ekzekutohet shqiptari në një restorant në Brazil - Gazeta Mapo

Fotot/ Ekzekutimi i shqiptarit në Brazil shkakton panik në qendër të  qytetit - Top Channel

Ekzekutohet duke ngrënë mëngjes një shqiptar në Brazil. Zbulohet identit

Fotot/ Ekzekutimi i shqiptarit në Brazil shkakton panik në qendër të  qytetit - Top Channel

Të këshilluara

Veliaj: E vërteta e rivalitetit me Tahirin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në studion e ABC edhe për një temë të vjetër në Partinë Socialiste, rivalitetin e tij me Saimir Tahirin. Përplasj...

21:17

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI