Flash

"E tërhoqa zvarrë, e lyejta me vodka dhe i vura flakën", i riu shqiptar rrëfen vrasjen e pronarit të hotelit në Santorini

Lapsi.al 2 December 2020
"E tërhoqa zvarrë, e lyejta me vodka dhe i vura

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi dje ishullin e Santorinit, ku një i ri shqiptar 20-vjeç vrau dhe dogji pronarin e një hoteli, Nikos Halaris pasi nuk kishte pranuar që t’i jepte 200 euro për punën që kishte bërë pak kohë më parë.

Shqiptari është shprehur para grupit hetimor se shkoi në hotelin e pronarit dhe i kërkoi hakun e tij, por 69-vjeçari kishte refuzuar. Në debat e sipër, i riu e goditi e la pa ndenja dhe më pas kur mbaroi e leu me një shishe vodka dhe i vendosi flakën. Pas ngjarjes, 20-vjeçari mori një leckë dhe fshiu gjurmët e gjakut.

“Unë e tërhoqa zvarrë dhe e vendosa në një hapësirë ​​të vogël. Aty mora të gjitha letrat që gjeta dhe i vura mbi të. Kërkova për të gjetur ndonjë gjë të ndezshme dhe pastaj pashë një shishe vodka me të cilën e leva dhe i vendosa zjarrin” rrëfeu krimin ai.

Por cfarë ndodhi më pas? Shqiptari, i qetë duke përfituar edhe nga fakti që rrugët ishin bosh dhe lëvizje nuk kishte për ta pikasur iku i qetë në shtëpinë e një shoku të tij, ndërroi rrobat dhe shkoi për kafe sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Por dicka kishte harruar dhe u rikthyer sërish në vendin e krimit. Ai mori celularin e viktimës dhe e hodhi në det. Ndërsa të nesërmen shkoi normalisht në punë.

Por kamerat e hotelit e tradhtuan dhe e zbuluan duke e arrestuar. Në momentin që policia i shkoi në shtëpi për ta arrestuar gjeti edhe këpucët që shqiptari kishte veshur në momentin që shkoi në hotel për herë të dytë, ku mori celularin e viktimës.

I riu ishte kthyer tre herë nga autoritetet greke, pasi e kishin kapur pa letra, por ai ishte rikthyer sërish për të punuar për të ndihmuar nënën dhe motrën në Shqipëri, pasi i ati i kishte vdekur disa kohë më parë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI