Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Kishte rezervuar në një hotel të shtrenjtë, detaje nga vrasja e shqiptarit në Brazil (FOTO)

Lapsi.al 2 December 2020
Kishte rezervuar në një hotel të shtrenjtë, detaje nga

Vrasja në një atentat mafioz e një 47 vjeçari shqiptar ka shkaktuar panik në një restorant të Jardins, në rajonin qendror të São Paulo në Brazil. Atentati u krye nga një person në motoçikletë rreth mesditës teksa policia ende nuk ka identifikuar autorin apo motivin e vrasjes.

Viktima raportohej se ishte 47 vjeçari Zelka Ilir, i cili kishte rezervuar në një dhomë në një hotel të shtrenjtë në Jardins, ndersa u sulmua për vdekje teksa qëndronte ulur në Zurich Bar-Restaurant.

Sulmuesi raportohej nga dëshmitarët si i veshur me bluzë të kuqe dhe helmetë ngjyrë rozë. Ai nuk lëndoi asnjë tjetër përveç viktimës së tij. Motoçikleta e krimit ishte braktisur në sheshin David Campista disa dhjetra metra larg vendngjarjes. Viktima u dërgua në spitalin Hospital das Clínicas, ku dhe humbi jetën nga plagët.

Autoritetet braziliane kanë hapur një hetim mbi çështjen.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI