Flash

Ambasadorët e BE-së shtyjnë diskutimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 2 December 2020
Ambasadorët e BE-së shtyjnë diskutimin për

Presidenca gjermane po tenton sërish të shënojë progres me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë brenda dhjetorit. Sot ka pasur sërish tentativa nga presidenca gjermane për të arritur një kompromis lidhur me aprovimin e kuadrit negociues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Siç raporton gazetarja Erisa Zykaj kjo reflektohet nga kthimi i kuadrit negociues me të dyja vendet në axhendën e ambasadorëve të Bashkimit Europian. Kuadri negociues ishte hequr javët e fundit si pikë diskutimi në axhendën e ambasadorëve të Bashkimit Europian si rrjedhim i bllokimit të Bullgarisë lidhur me zbatimin e marrëveshjes së fqinjësisë me Maqedoninë e Veriut.

Dhe si opsion ishte ruajtur vetëm aprovimi i draft-konkluzioneve për vendet e zgjerimit. Përfaqësuesit e përhershëm të Bashkimit Europian kishin përfshirë në axhendën e takimit të tyre në mbrëmjen e sotme (ora 20.00) diskutimin mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe për kuadrin negociues, edhe për draft-konkluzionet për zgjerimin.

Duke qenë se të dyja pikat përbëjnë një objekt debati jo të vogël midis shteteve anëtare, Presidenca gjermane ka vendosur t’u japë më shumë kohë vendeve anëtare për të marrë një vendim gjatë takimit të ministrave të çështjeve europiane në datën 8 dhjetor. Takim që i paraprin atij të liderëve europianë në 10 dhjetor, ku pritet të aprovohen së paku konkluzionet për vendet e zgjerimit. Si rrjedhim, diskutimi i ambasadorëve mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është shtyrë për të hënën.

Ndërkohë, opsioni i mundshëm për të aprovuar kuadrin negociues me Shqipërinë dhe jo me Maqedoninë e Veriut nuk është konfirmuar nga burimet diplomatike të BE-se për ABC. Këto burime shprehen, se pavarësisht se aprovimi i kuadrit negociues me vendin është absolutisht një hap i shumëpritur nga të gjithë, kjo nuk ndryshon asgjë lidhur me kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave./ Abc News

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI