Flash

Vdes ish presidenti francez, Giscard d´Estaing

Lapsi.al 2 December 2020
Vdes ish presidenti francez, Giscard d´Estaing

Ish Presidenti Republikës franceze, Valéry Giscard

d´Estaing vdiq të Mërkurën, 2 Dhjetor, në moshën 94 vjeç. Ai ishte shtruar në spital në Tours (Indre-et-Loire) që nga nëntori. Valéry Giscard d´Estaing lindi më 2 shkurt 1926, në Koblenz (Gjermani), ku babai i tij, Edmond Giscard, ishte drejtor i financave për Komisionin e Lartë Francez në Rheinland, një rajon i pushtuar atëherë nga ushtria Franceze. I zgjedhur në krye të Francës në moshen 45 vjeçare ao mishëroi ndryshime pa ndërprerje dhe transformon - brenda një kohe të shkurtër ne shoqërinë franceze.

Duke mbrojtur si kryetar shteti një "shoqëri të përparuar liberale", presidenti i ri votoi ligke te vecanta si ai per ulken e moshes madhore nga 21 në 18 vjeç, dekriminalizimin e abortit, duke inkuadruar ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë (abort), të mbrojtur fuqimisht nga Ministrja e Shëndetësisë, Simone Veil. Disa nga ndjekësit e saj, përfshirë Michel d'Ornano dhe Michel Poniatowski, hynë në një qeveri të hapur për figurat e shoqërisë civile, të tilla si Jean-Jacques Servan-Schreiber dhe Françoise Giroud, e emëruar Sekretari e Shtetit për Statusin e Grave. Ai u mund pas nje mandati 8 vjeçar nga François Miterrand.

Të këshilluara

Veliaj: E vërteta e rivalitetit me Tahirin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në studion e ABC edhe për një temë të vjetër në Partinë Socialiste, rivalitetin e tij me Saimir Tahirin. Përplasj...

21:17

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI