Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ndryshim në lidhje më kontrollin teknik të mjeteve. Kreu i qeverisë njoftoi se duke nisur nga janari i vitit 2021 kolaudimi i mjeteve do të kryhet nga shteti.
Përmes një postimi Rama shkruan se mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në kolaudim. Në njoftimin e kryeministrit thuhet se tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë do të zgjatet.